Qe kemi parlamentin me qesharak ne Europe dhe me gjere, kjo nuk do as mend dhe as kalem, por qe te arrijme deri ne delirim idiotesk, kjo ndodhi sot ne seancen parlamentare.

Pikerisht ditën e sotme, Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri ka bërë një deklaratë të bujshme nga foltorja e Kuvendit.

Jenisheri ka deklaruar se ka bërë të mundur që Shqipëria të jetë pjesë e OKB-së.

Ndër të tjera, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë tha se Presidenti dhe Parlamenti duhet të thonë “shyqyr që ka një deputet si Selami Jenisheri që e bëri pjesë Shqipërinë ne OKB”. “Ti me thënë shyqyr që doli një deputet si Selami Jenisheri që e futi Shqipërinë në një organizatë si ajo e Kombeve të Bashkuara. Ne jemi anëtarë të OKB-së, paguajmë taksa dhe kanë rregull kur bie cikloni, tërmeti, përmbytjet, ata japin ndihmën e vet. Por Selami Jenisheri, jo vetëm ka bërë të mundur këtë gjë, por kam propozuar të vihet ligji i detektivit privat,”-tha ai ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu