Zëvendësi i tij Driton Selmanaj ditë më parë tha se kryeministri i Kosovës nuk e harxhon buxhetin e Kosovës, madje ai edhe bukën e merr nga shtëpia.

Kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka pranuar se e merr bukën me vete gjatë punës në kryeministri. Në emisionin “Oksigjen” ai tha se arsyeja pse e merr bukën me vete në punë është sepse jeta e tij i ka shkuar si student.

“Po e marrë bukën me vete. Ndoshta sepse krejt jeta më ka shkuar si student disi”, është shprehur Hoti.

“Na e kemi nje kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sanduiç me bukë të zezë dhe ha në zyre. Bile nganjëherë më pyet nëse dëshiroj edhe unë?”, tha disa ditë më parë Selmanaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu