I mbani mend kovat me akull ose uje te ftohte, qe u bene virale dhe ia pasonin njeri tjetrit si sfide, njerez te famshem apo te zakonshem? Keshtu ka bere edhe Mentana me deklaraten e tij sot! Te shohim kush do e ndjeke ne Shqiperi, pavaresisht mundesive te pakta per te ndodhur i njejti qendrim. Kolege, ja ku e keni sfiden tuaj!

“Po ta kishim ditur qe Conte kishte ndermend te perdorte konferencen per shtyp per nevojat e tij personale dhe per te sulmuar opoziten nuk do ta kishim trasmetuar ate pjese.”

Ky eshte reagimi i nje prej gazetareve me te medhenj ne Itali, i cili ka nisur karrieren e tij si gazetar qe ne vitin 1980 ne kanalin e famshem televiziv Rai Uno. Drejtor i lajmeve ne disa televizione. Lista e emisioneve te prodhuara dhe drejtuara nga ai, veç edicioneve te lajmeve, arrin ne disa dhjetra! Ka drejtuar emisione politike, sportive apo kulturore nga rubrika sportive apo Big Brother! Gazetar, i cili eshte pushuar disa here nga puna per arsye se nuk ishte dakort me vijen editoriale! Edhe Montanelli i famshem e ka pushuar nga “Il giornale”. Ka pasur disa here perplasje me punedhenesit e tij, edhe me Berlusconin! Kush deshiron me shume mund te ndjeke ketu karrieren e tij profesionale: Link- https://it.wikipedia.org/wiki/Enrico_Mentana

Shume i njohur per bindjet e tij te majta, mbeshtetes edhe i qeverise se sotme italiane. Ne kanalin televiziv qe drejton thuajse te gjithe drejtuesit e emisioneve televizive jane po ashtu te majte. Kritik i ashper i partive te djathta italiane. Ne karrieren e tij ka qene drejtues i rinise socialiste, por ka refuzuar te behet pjese e nje spoti te fushates elektorale te partise se Kraksit, pavaresisht militimit ne PSI

Pas ketij pershkrimi, i cili mund te vazhdonte me faqe te tera per karrieren e shkelqyer profesionale, desha te kujtoj nje shkrimin tim te para disa diteve ku permendja nje tjeter gazetar te jashtezakonshem Nicola Porro! Shembuj, qe duhen ndjekur nga gazetaret shqiptare!

Askush nga drejtuesit e mediave, askush nuk i eshte drejtuar keshtu Gjithologut te Surrelit, i cili leshon pa asnje limit sulme ndaj opozites ne transmetimet e tij te gjata edhe pa asnje gazetar perballe.

Edhe kur jane, pyetjet ne 99% te tyre gatuhen nga zyra e propagandes se Rilindjes! Aq sa dy nderhyrjet ne konferenca shtypi te gazetares Ambrioza Meta, jane bere si hit, se realisht jane si pika uji ne shkretetiren mediatike.
Mediat vizive shqiptare vazhdojne transmetojne pa asnje kriter profesional llomotitjet, kercenimet, shantazhet, shpifjet, akuzat, skizofrenite e Edi Rames pa asnje limit!

Asnje media nuk ka guxuar te beje kete veprim prej profesionisti, si Enrico Mentana! Drejtues mediash, qe bejne vetem llogari dhe nuk ushtrojne profesion!

Sa nevoje ka demokracia shqiptare per shembuj te tille, sidomos ne kete kohe qe jemi nen terrorin mediatik te Rilindjes dhe “analisteve” llogaritare te saj, qe kunder opozites nxjerrin gjithe mllefin e tyre personal!

Media quhet ndryshe edhe pushteti i katert sepse nese eshte e pavarur, ashtu eshte vertet!

Ndersa ne Shqiperi eshte kemba e trete e pushtetit, qe e mekon me para per t’ja kundervene kujtdo, qe mendon apo vepron ndryshe! Si lukuni hienash turren me nje sms te Gjithologut Edi. Jane gati te shqyejne kedo per te marre llokmen e rradhes!

Ndaj shembulli i Montanes duhet te ndiqet, te pakten nga ata gazetare e drejtues mediash qe ende e ruajne pavaresine e tyre!

Te presim dhe te shpresojme se ndonjeri do te kete kete kurajo profesionale! Sfida e “koves me akull” nga Mentana po qendron mbi koken e secilit prej drejtoreve mediatike. Te shohim kush do kete guxim ta permbyse ate.

Fotografia e Elona Caslli
Fotografia e Elona Caslli

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu