Nje banues i fshatit Levan i Memaliajt, eshte proceduar nga uniformat blu, pasi zjarri qe ndezi ne pronen e tij u perhap duke djegur edhe toke tjeter.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Q. C., banues në fshatin Levan, Memaliaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për djegien e barërave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.