Nje shtetas nga fshati Përparim, Memaliaj, eshte proceduar nga uniformat blu, pasi ka ushtruar dhune ndaj kunates se tij.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Xh., banues në fshatin Përparim, Memaliaj, pasi ka bërë kallëzim kunata e tij, shtetasja Sh. Xh., se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. Xh. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.