Nje 32 vjeçar nga Memaliaj, eshte proceduar nga uniformat blu, pasi ka bërë nivelim të pronës së tij me materiale inerte, në kundërshtim me destinacionin ligjor të paracaktuar, duke ndryshuar kështu regjimin juridik të tokës.

Njoftimi i policise:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjiroksatër, për shtetasin P. K., 32 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në fshatin Vasjar, pranë rrugës nacionale është konstatuar duke bërë nivelim të pronës së tij me materiale inerte, në kundërshtim me destinacionin ligjor të paracaktuar, duke ndryshuar kështu regjimin juridik të tokës.