Dyshohet se ndezën zjarr për djegien e mbetjeve, për pasojë u dogj një sipërfaqe toke, procedohen penalisht 2 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 61 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se kanë vendosur zjarr për djegien e disa mbetjeve, në vendin e quajtur “Mogila”, Memaliaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.