Nje prej eksperteve me te mire te finances ne vendin tone Dorjan Teliti, ngre shqetesimin me te fundit te FMN ndaj qeverise se Edi Rames per PPP e famshme qe po rrenojne ekonomine dhe shtojne me thelle varferine e shqiptareve.

Zoti Teliti drejtor i kabinetit te kryetarit te PD Lulzim Basha, ka theksuar se PPP, opozita dhe vecanerisht PD, i ka cilesuar si skema korrupsioni dhe tashme edhe FMN po bindet per kete fakt. Per zotin Teliti, vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga qeveria e Edi Rames janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.

Postimi i plote i Dorjan Telitit ekspert finance dhe drejtori i kabinetit te kreut te PD Lulzim Basha.  

Pas 9 Kushteve të Gjermanisë, vjen edhe një shuplakë nga FMN

PPP – luga e artë për oligarkët e qeverisë, që varfëroi Shqipërinë.

Alarmit të dhënë prej kohësh nga opozita për korrupsionin në PPP nuk i ka mjaftuar qeverisë, e cila prej 6 vitesh ka privatizuar dhe dhënë me koncesion cdo gjë që i ka dalë përpara.

Këtij shqetësimi iu bashkua, madje me thirrje urgjente, Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke i kërkuar prej vitesh tashmë Ramës dhe qeverisë së tij të ndalojë me propozimet e pakërkuara për shërbimet dhe investimet publike.

Edhe sot, për të disatën herë, shefi i misionit të FMN për Shqipërinë, ka rithënë ekzaktësisht atë që opozita prej vitesh e ka ngritur shqetësim prioritar për ekonominë.

Thirrjet tona kanë rënë në vesh të shurdhër të qeverisë por jo të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që i kërkon qeverisë të ndryshojë trajektoren e prioriteteve për investimet publike dhe që cdo proces prokurimi të jetë i hapur dhe konkurues.

Vjedhjet galopante ndaj pronës publike dhe korrupsioni i PPP nga kjo qeveri janë kthyer në makth jo vetëm për investitorët vendas por edhe ata të huaj.

Nxjerrja e vendit nga kriza ku e ka zhytur Edi Rama është emergjencë kombëtare.

Partia Demokratike ka gati planin e shpëtimit dhe do të nisë ta implementojë atë që ditën e parë në qeverisje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu