Dy persona janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Emigrantët ishin marrë në Sarandë dhe më pas do të çoheshin në Kukës me qëllim kalimin në Kosovë, me destinacion final vendet e BE-së. Operacioni u kodua “TAKSIA”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve V. B., 46 vjeç dhe B. T., 21 vjeç.

“Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një mjet taksi, kundrejt shpërblimit monetar, 5 emigrantë që kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit me shtetin grek, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së” informon Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu