Gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, Edi Rama ka treguar rrugën se si Greqia do të mund të zgjerohet aq sa duan ata, 12 milje.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se do tu drejtohen instancave ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e delimitimit detar me Greqinë.

Por në fakt, kjo zgjidhje e Ramës është kundërshtuar që në momentin e pare që ai e ka shprehur, pasi sipas specialistëve të fushës, Shqipëria do të dalë e humbur.

‘E kam falënderuar ministrin se pavarësisht këtyre momenteve kur ne kemi pasur edhe tension, Greqia nuk ka qenë pengesë për integrimin tonë euron dhe kemi dakordësi të plotë me Kryeministrin dhe ministrin se çështjet që ne duhet të zgjidhim së bashku nuk janë për eksport në Bruksel.

Ne nuk kemi nevojë që Brukseli të na vendosë para obligimit dhe nuk shikojmë asnjë pamundësi zgjidhjeje dhe ne jemi në rrugën për ti zgjidhur. E kam shumë të qartë se sot të gjithë i kanë veshët të hapur për të dëgjuar për pushtimin e ardhshëm që Greqia do ti bëjë Shqipërisë përmes detit.

Por përkundrazi, më vjen keq që do të zhgënjehet patriotët e detit, por kemi rënë dakord që këtë çështja ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Greqia dhe Shqipëria do ti drejtohen instancave ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi I në bazë të ekspertizën dhe të drejtës ndërkombëtare të detit.

Më vjen keq për patriotët e detit, por në këtë mënyrë duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin e tyre se nuk është më çështje për të bërë propagandën e tyre të shpifur antigreke që është një turp dhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Të vendosen në çështje të tjera se kjo çështje nuk do të jetë më në diskrecionin tonë dhe as të palës greke e ne do të fokusohemi në bashkëpunimin ekonomik dhe rajonal tek njerëzit.

Në mbyllje dëshiroj të them edhe diçka që nuk është diçka që mund ta konsiderojmë të zgjidhur por diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam shumë besim se do të përfundojë pozitiv që është heqja e ligjit të luftës dhe pastaj pasi humbën detin, nacional folklorikët do të humbasin dhe tokën dhe të gjejnë ndonjë çështje dhe të krijojnë ndonjë çështje se si Greqia po rrit emisionet e gazit në atmosferën shqiptare. se në tokë dhe në det nuk do tek në më çështje’, tha Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu