Nga 1 qershori në vend do të hapen kopshtet dhe çerdhet, të cilat kanë qenë të mbyllura për shkak të situatës nga koronavirusi. Jugulajm.net ka siguruar draft-protokollin që përcakton rregulla strikte përsa i përket dorëzimit të fëmijëve si dhe masave mbrojtëse për personelin e kopshteve dhe çerdheve.

Ne draftin ne fjale behet me dije se fëmijët nuk do të lejohet të dorëzohen dhe merren nga gjyshërit, por vetëm nga prindërit. Këta të fundit nuk do të lejohet të futen brenda ambienteve të institucionit, por do e dorëzojnë fëmijën tek edukatorja në derën e kopshtit apo të çerdhes.

Në draft është përcaktuar se nuk do lejohen në mënyrë kategorike fëmijët që mund të kenë probleme shëndetësore. Të vegjlit që do të futen brenda kopshtit apo çerdhes do t’u matet temperatura dy herë në ditë.

Personeli duhet të jenë të pajisur me doreza dhe maska. Po ashtu edhe kuzhinierët duhet të jenë me masa mbrojtëse.

Në draft thuhet se nuk do të ketë kufizime për numrin e fëmijëve, por do të përdoren të gjitha hapësirat e kopshtit dhe çerdheve për të krijuar distancë mes fëmijëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu