Qeveria ka vendosur që njëri nga prindërit me fëmijë të mitur të mund të qëndrojë në shtëpi, për shkak të mbylljes së shkollave.

Ky ishte vendimi më i fundit që u njoftua nga Ministria e Arsimit, e cila nënvizon se prindi që qëndron për tu kujdesur për fëmijët, nuk do të ketë pasoja administrative apo financiare.

Ky lehtësim për prindërit do të bëhet në kuadër të ndërprerjes së procesit mësimor, nga data 24 deri në 26 janar.

NJOFTIMI i Ministrisë së Arsimit: 

Nisur nga vendimi i fundit për ndërprerjen e procesit mësimor nga data 24 – 26 janar për shkak të kushteve të vështira atmosferike, nisur edhe nga eksperiencat e mëparshme ku me vendim të Këshillit të Ministrave njëri nga prindërit me fëmijë të mitur lejohet të qëndrojë në shtëpi pa pasoja administrative dhe financiare, i njëjti vendim do të aplikohet përsëri edhe gjatë javës së ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu