Rasti i 16-vjeçares shqiptare në Trikala, e cila u gjet e vdekur pranë një kishe në Profitis Ilias në korrik, duket se është mbyllur si një vetëvrasje, pasi si ngritja e sekretit telefonik, ashtu edhe bisedat e saj në rrjetet sociale nuk treguan asgjë të dyshimtë.

Mediat greke raportojnë se oficeri i policisë që doli me të ishte “i pastër” dhe se kamerat nuk treguan asgjë. Familja e saj, megjithatë, këmbëngul se vdekja e vajzës së saj është rezultat i një akti kriminal.

Sipas shtypit lokal, dje prindërit e 16-vjeçares u njoftuan nga policia për rezultatet përfundimtare të hetimeve, në lidhje me rrethanat e vdekjes së saj.

Për policin e ri, për të cilin thuhet se ka qenë personi i fundit që ka takuar, dëshmia e tij, është vërtetuar plotësisht me materialin nga kamerat e sigurisë së dyqaneve.

Ndërkohë babi i vajzës shprehet i sigurt se të bijën ia kanë vrarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu