Aeroporti i Rinasit ”Nënë Tereza” është bllokuar pasi ministrja Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë.

Në Rinas eshte pezulluar puna dhe si pasoje nuk ka asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar.

Bile edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.

Punonjësit kanë lënë punën e tyre, pasi janë në grevë në kërkim të plotësimit të kërkesave të tyre.

‘’DUE TO LACK OF ATC STAFFING, ALL FLIGHTS TO/FROM TIRANA AIRPORT ARE PROHIBITED’’, thuhet në njoftimin e shpërndarë për kompanitë e fluturimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu