Janë mbyllur pa sukses kërkimet për 26-vjeçarin në ujërat e lumit Seman në të tretën ditë radhazi. Polumbarët e RENEA-s bashkë me banorët e zonës, për gjetjen e automjetit tip “Golf”, i cili dyshohet se ka rënë në ujërat e këtij lumi.

Kërkimet e sotme kanë qenë më intensive dhe janë përdorur edhe mjete të sofistikuara për të bërë të mundur gjetjen e mjetit.

E gjithë rrjedha e lumit është këqyrur me dron. Ndërkohë nuk ka informacion se në cilat pista të hetimit do të fokusohet policia gjatë ditëve në vijim.

Dyshohet se në makinë ka qenë 26-vjeçari me emrin Mateo Lika. Ai e kishte marrë këtë makinë me qira.