Kinematografia shqiptare humb nje tjeter aktor elite.
Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i famshem korçar Dhimitër Orgocka. Nje dite me pare aktori i njohur pesoi goditje cerebrale dhe u shtrua me urgjence ne Spitalin e Korces. Sot ai ka dhene shpirt teksa ishte ne terapi intensive.
Ai ishte një aktor i mirënjohur dhe protagonist ne shume filma prodhim i Kinostudios “Shqiperia e Re”.
Dhimiter Orgocka lindi në 21 tetor të vitit 1936 në qytetin e Korçës. Orgocka ka qene regjisor me karrierë të pasur në teatrin “A.Z. Çajupi” në Korçë ku ka vënë në skenë 104 premiera në teatrot e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit etj. Si aktor Dhimiter Orgocka numëron 82 role të interpretuara në skenat e teatrove shqiptare, ku eshte nderuar edhe me çmime te ndryshme.