Fituesja e këtij edicioni në spektalin “The Voice Kids” në Belgjikë është një shqiptare.

Ajo është Gala Aliaj, vajza e artistit Robert Aliaj, qe eshte nga Dragoti i Tepelenes dhe si mbiemer te dyte mban pikerisht emrin e fshatit te tij Dragotit.

Goca e tij Gala e cila në fakt spikati që në nisje të konkurimit të saj në këtë program, duke tërhequr vëmendjen e jurisë dhe publikut.

Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John duke marr kështu trofeun e spektaklit.

Kujtojmë se Gala jeton në Blegjikë, aty ku dhe ka lindur, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen për zërin e saj që në audicionet e fillimit, ku anëtarët e jurisë kthenin menjëherë karriget, që në notat e para të këngës.

Mediat belge e kanë vlerësuar maksimalisht vokalin dhe talentin e Gala Aliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu