Ka perfunduar procesi perzgjedhes i kandidateve per deputete apo kryetare bashkie ne te pese deget e PD ne Qarkun e Gjirokastres.

Ajo qe ka rene ne sy eshte aprovimi ne total i listave te kandidateve te ardhur nga qendra per te marre pelqimin e anetaresise demokrate ne njesite vendore te Qarkut Gjirokaster.

Ne Gjirokaster ka kaluar e plote lista duke mos kontestuar asnje emer qe rezultonte ne listen me 11 emra pasi kishin votuar mbi 50% e anetaresise me te drejte vote.

Ne Tepelene kane votuar 184 anetare me te drejte vote ku kane aptovuar pa kontestime listen e kandidateve. Ne Memaliaj gjithashtu ka kaluar pa kontestime lista e kandidateve ku kane votuar 327 anetare. Ne Permet eshte verejtur numer i ulet i pjesmarresve ne zgjedhje ku vetem 200 kane votuar listen e plote te kandidateve me 20 kontestime. Njekohesisht edhe ne Kelcyre ka pasur kontestime te pakta per kandidate te propozuar por qe ne perfundim eshte aprovuar lista e plote.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu