Policia e Sarandes gjatë kontrolleve te ushtruara ne shkollat e qytetit, ka gjetur një nxënës që mbante thikë me vete në çantën e shkollës.

Sipas bluve, nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij. Nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë

Në zbatim të masave për rritjen e sigurisë në shkolla, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të qetë dhe për parandalimin e konflikteve apo ngjarjeve kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore, bazuar në informacionet e grumbulluara për nxënës që mund të mbajnë armë të ftohta me vete, kanë ushtruar kontroll në një prej shkollave të mesme të qytetit të Sarandës.

Gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në këtë shkollë, është gjetur një armë e ftohtë (thikë), të cilën një nxënës 17 vjeç e mbante në çantën e librave.

Nxënësi është shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me psikologun, drejtorin e shkollës dhe prindërit e tij.

Prokuroria po kryen veprimet për procedimin e tij, në gjendje të lirë.