Në vijim të kontrolleve të ushtruara, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e një telefonate nga qytetarët se shtetasi P. Ç. posedonte armë zjarri, shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë ushtruan kontroll në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë. Specialistët e Postës së Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin P. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Këlcyrë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu