Mbrëmjen e sotme mbani sytë nga qielli pasi do të shijoni superhënën e katërt dhe të fundit për vitin 2022.

‘Sturgeon Moon’, Hëna e Plotë e gushtit arrin kulmin rreth orës 21:36 (EDT) të enjten (0136:00 GMT të premten), megjithëse Hëna do të duket e ndritshme dhe e plotë deri të premten në mbrëmje (10 dhe 12 gusht).

Hëna e Plotë ndodh ndërsa Hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën.

Hëna ‘Sturgeon’ do të shfaqet brenda 90% të kësaj orbite, duke bërë të mundur një superhënë.