Komisioni i Venecias në raportin paraprak të specialistëve kushtetues ka rrëzuar krejt lojën e mazhorancës për të kapur gjykatën kushtetuese me metodat e Dvoranit si dhe ka thënë pa asnjë hezitim se nuk ka asnjë vend për shkarkim të Presidentit të Shqipërisë.
Pra nëse deri dje ishin qeveria dhe kryeministri Rama që thonin se respektojmë vendimet e Komisionit të Venecias, tani pas raportit final që do jepet me datë 20 mars, duhet që shefi i qeverisë dhe mazhorancës t’i kërkojë falje publike Presidentit të Republikës.

E gjithë qendresa e Ilir Metës u shpërblye, pasi nuk ishin të paktë ata që thonin se mazhoranca do ti marrë të gjitha në këtë shtet. Vendosmëria e Presidentit shpëtoi vendin nga kapja edhe të gjykatës kushtetuese prej një partie të vetme, duke e kthyer shtetin në dhunues dhe të frikshëm.

Ilir Meta duhet të presë vendimin final me 20 mars nga Komisioni I Venecias, pasi nuk ka asnjë shans të ndryshojë nga ai që është nisur zyrtarisht në Presidencë dhe në Parlament. Ndërsa Edi Rama duhet të ketë kurajon brenda vetes të thotë publikisht më të paktën fjalë se gabuam.

Dhe të tërhiqet nga budallallëku edhe i komisionit hetimor parlamentar. Nëse do që fundi qeverisës të jetë normal dhe pa popull në rrugë, duhet ta bëjë këtë akt.
Nëse Rama do ti shkojë deri në fund aventurës për të kapur gjithçka, atëhere protesta tjetër do jetë jo më me lule mimoze!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu