Maskat që përdoren masivisht sot, madje me detyrim në ambiente të hapura, nuk përmbushin standardet për sigurinë e përdoruesve për virusin Covid-19.

Raporti i fundit i RAPEX, i Komisionit Evropian njofton se, maskat që janë të të njëjtin format e model me ato kirurgjikalet, nuk përmbushin kërkesat e shëndetit dhe të sigurisë për mbrojtje.

Sipas të njëjtit burim, në ambalazhin e tyre është e vendosur shenja CE, por duket se kjo është false, pasi nuk janë të certifikuara nga asnjë organ përkatës. Në Islandë, autoritetet iu kanë kërkuar importuese të tërheqin nga tregu produktin “Made in China”.

Këto maska gjenden masivisht dhe në Shqipëri. Edhe pse mbajtja e tyre është detyrim ligjor, efekti duket se është zero. Por, veç këtyre, edhe maskat artizanale të pëlhurës dhe dhjetra lloje tjera, nuk plotësojnë asnjë standard mbrojtjeje.

Ndërkohë, RAPEX njofton për rrezikshmërine e dhjetra produkteve të përdorimit të përdorimit të përditshëm, që duhen hequr nga tregu.

Më shqetësuese janë lodrat e fëmijëve jo konform rregulloreve të BE dhe me përmbajtje të lartë lëndësh të rrezikshme, si dhe shumë produkte të tjera.

Shih linkun:

https://ec.europa.eu/consumers/consumers_safety/safety_products/rapex/alerts/?event=personalisedSubscription.view&web_report_id=10000018&id=0CC27B3CB8ED7F52BDB2CCE7AB8026B8FBDD0B3E12414D2CD7A26D758D376812173F146631B2D603285CA6AA4F2946D5A1845F93019723BD9AAC3FEC3BFC5F44&lng=en

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu