Gjatë ditës së djeshme në të gjithë vendin policia ka zhvilluar kontrolle dhe janë vendosur 171 gjoba me vlerë 3.000 lekë secila.

Burime per Jugulajm.net konfirmojnë se qyteti më i ‘pabindur’ ndaj mbajtjes së maskës duket se ka qene Dibra me 28 gjoba e pasuar nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora, Fier, Berati dhe Korça.

Ndërsa qytetet ku respektimi i mbajtjes së maskave dhe qytetarët janë bindur dhe ndërgjegjësuar për mbajtjen e saj dhe nuk ka asnjë gjobë është Kukësi, Gjirokastra dhe Lezha.

Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në terren për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Shërbimet e Policisë do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.

Mbajtja e maskës me detyrime dhe në ambiente të hapuar si rrugë, park e kudo tjetër duhet të respketohet nga të gjithë si masë parandaluese për të frenuar sa më shumë përhapjen e COVID-19 dhe respektimi i këtij ligji është për të gjithë, edhe deputetë apo zyrtarët e lartë të qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu