Tarifat stratosferike për një xhiro me ballonë, nuk i joshën gjirokastritët.

Për tre ditë me radhë një aktivitet që sipas organizatorëve kishte në themel riaktivizimin e aeroportit të Gjirokastrës, nuk solli asgjë të re vec faktit të përfitimeve të majme të pronarëve të ballonave, avionëve të vegjël dhe vericel-trikëve që patën rastin të shumojnë të ardhurat e tyre në një qytet që po i ngjan fantazmës.

Ndonëse mediat e kapura nga qeveria e promovuan këtë aktivitet me ballona a thua se nga lartësitë do hidhnin pare për banorët e varfëruar të qytetit, mjetet e lundrimit fluturues, patën goxha impakt për të pasionuarit, përfaqësuesit e Rilindjes dhe deputetët mavi, që të shijojnë lartësitë kundrejt pagesave të kripura.

Një fluturim me ballon kushtonte 50 euro, me vericeltrike kushtonte 40 euro dhe kjo në varësi të kohës.

Të majmurit e Rilindjes padyshim që ishin të parët për të emetuar show-ne radhës, ndërsa gjirokastritët vetëm sa vështruan në qiell mjetet fluturuese mes të cilave dhe ato që shkaktonin zhurmë të besdisshme.

Për të prekur ndjeshmërinë e anëtarëve e nostalgjikëve të Aeropoirtit të Gjirokastrës, organizatorët të cilët janë pjellë organizata pranë qeverisë që përfitojnë qindra milionë lekë nga projektet që paraqesin tek Rama, e quajtën këtë aktivitet si ringjallje apo “Rilindje” të fushës së aerodromit të qytetit.

Në fakt nuk ishte asgjë më pak sesa një mashtrim me finesë nga Rilindja për të “gjallëruar” Gjirokastrën që boshatiset përditë nga të “mirat” që ka sjellë Rilindja prej 6 vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu