Eugena Tomnini, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, si dhe zv.ministrja e Shëndetësisë, tha sot se deri në fund të muajit maj pritet një lehtësim i masave.

Nderkohe qe ajo nuk dha detaje, lidhur me disa nga opsionet që po diskutohen siç janë ndryshimi i orarit policor, hapja e disa aktiviteteve të palejuara deri tani, apo edhe mos-përdorimi i maskës.

“Nga fundi i majit pritet të ketë lehtësi masash. Mes ekspertëve po diskutohet si për orën policore, ashtu dhe për lehtësim masash për bizneset”, theksoi Tomini.

Megjithatë mësohet se variantin që është pranuar më shumë për miratim. Propozohet shtyrja deri në orën 24.00 e ndalimqarkullimit dhe orarit të lejuar të njësive tregtare, bareve dhe restoranteve.

Gjithashtu propozohet po ashtu që të anulohet vendimi pa afat i tetorit 2020 për maskën e detyrueshme jashtë shtëpisë. Në fuqi mbetet mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura dhe aty ku nuk sigurohet dot distanca fizike prej 2 metrash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu