Ish ministri i jashtem i Shqiperise Tritan Shehu, ka zhvilluar takime te rendesishme me lideret e te djathtes europiane ne kongresin e PPE te zhvilluar ne Zagreb te Kroacise.

Zoti Shehu se bashku me liderin e opozites Lulzim Basha, kane ndermarre takime mjaft te rendesishme me drejtues kryesore te partive popullore qe qeverisin ne vendet e BE. Mes shume takimeve ka rene ne sy shkembimi i mendimeve mes zotit Shehu dhe kryeministrit grek Mitsotakis si dhe me liderin e Forza Italia ish kryeministrin italian Silvio Berlusconi.

Ne nje status ne FCB, zoti Shehu kerkon lidhje intesifikuese strategjike me Italine dhe Greqine si dy fqinjet tane qe jane pjese e BE nga ku dhe mesazhi perfundimtar i kongresit te PPE ishte se Ballkani ka nje te ardhme te sigurte e cila con ne integrimin e plote ne familjen europiane. Nderkohe qe degdisjet drejt modeleve lindore, i sherbejne vetem Vucic dhe Rames me te ashtuquajturin “Shengenin Ballkanik”-shprehet zoti Shehu.

Statusi i plote i zotit Shehu.  

Lidhjet strategjike me Italine e Greqine na afrojne me BE, jo..!
Mesazh i kongresit te PPE eshte e ardhmja europiane per Rajonin tone, lidhjet tona gjithmone e me te ngushta me BE e vendet antare.
Nderkaq karrikatura “Shengenesh” jashte BE, te ofruara si zgjidhje ”strategjike” per ne e per Rajonin me vende qe nuk e konsiderojne jetike Brukselin, NATO e SHBA-n, te frymezuara nga “Jugosllavia e Re” nen dirigjimin e Vucic, gje per te cilen tentojne te lene ne hije edhe Kosoven, pavaresisht se prezantohen nga shqipfoles jane vecse hedhurina.
Mareveshjet strategjike ne bashkepunimin tone rajonal duhet te jene ne funksion te objektivit tone kryesor strategjik, integrimit europian te palekundur si Shqiperi, shqiptare e Rajon.
Nje rikonfirmim i sotem ky i PPE per Rajonin, qe imponon forcimin e metejshem te ketyre maredhenive strategjike me dy vendet tona fqinje antare te BE e te NATO, Italine e Greqine, mareveshje te tilla me ata, nderthurje te ngushta midis institucioneve, te Parlamenteve, Qeverive etj, ne vend qe te ndjekim “degdisjet” Vucic-Rama per ne drejtime te ”pa njohura” lindore.
Ndjeva nje kenaqesi te vecante te takonim e shkembenim mendime ne Zagreb me dy liderat kryesore te qendrave te djathta pjese e PPE ne keto vende, Berlusconin e Mitsotakis.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu