Luftëtari mori një tjetër humbje në shtëpi duke u mundur nga Vllaznia me rezultatin 0-2. Në një prononcim për “Supersport”, trajneri Jorgos Marantas u shpreh se ka mbetur shumë i zhgënjyer.

Rezultati nuk na kënaq aspak. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe në të dytën kishte emocion dhe stres për rezultatin, duke i lënë metra kundërshtarit. Humbëm tek për tek me Filin dhe në një keqkuptim pësuam një gol dhe e konsideroj rezultat shumë negativ.

Na mungon një sulmues dhe kjo nuk diskutohet. Që nga dita e parë kam provuar shumë sulmues para por jemi shumë poshtë dhe duhet të ndryshojmë sa më shpejt. Kam thënë që ekipi duhet të marrë lojtarë por në këtë moment do të jemi me këto që kemi në ekip. Kishim përballë një ekip të mirë me lojtarë me eksperiencë dhe na shënuan Lika e Shtubina që kanë shumë eksperiencë ndërsa ekipi jonë nuk e ka. Duhet të shohim këto lojtarë dhe të marrim shembull.

Diferenca me këtë humbje është shumë e madhe dhe ekipi nuk mund të bëjë ndryshe por duhen lojtarë në janar. Iu falënderoj për fjalët e mira por këto nuk më japin pikë. Kam marrë përgjegjësi që Luftëtari të mbijetojë dhe duhet ta kuptojmë dhe këtë e kam thënë dhe e them prapë. Duhen mundësi më të mira por nuk është koha për të folur. Shqiptarët janë shumë të zgjuar.

Fili dhe Renja? E dini mirë pse kanë mbetur jashtë Renja dhe Fili. Fola për njerëz të zgjuar dhe kjo nuk është një pyetje e zgjuar. Kam lidhje të mira me të dy por duhet të pyesni lojtarët. Mund të pyesni Filin dhe Renjën pse kanë mbetur jashtë. Por thanë që i lë jashtë trajneri, unë do të qesh-tha Marantas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu