Ish-ministri Ylli Manjani, e cilëson skandaloze kalimin e 40 milionë eurove në llogaritë e qytetarëve 3 ditë para zgjedhjeve.

Manjani shprehet se votat jo vetëm janë blerë, por janë bërë me paratë e taksave tona.

“O SPAK! O KLSH! O KQZ! O Reforma më e sukseshme e globit!
Si dreqin e mallkum përfunduan lekët e taksave të mia/tonat në llogaritë bankare private të njerëzve, ditët e fundit para votimeve?!
Ejjjj janë plot 40 milionë euro!!! 3 ditë para zgjedhjeve…. ua ua ua ua.
Mirë që i blen, por pse me paret e mia/tonat?! Asnjë kacidhe nga xhepi i vet?!
Prandaj thotë se “skam ble vota” Ai..! Nuk ka blerë gjë nga xhepi i vet, por i joni… “,- shprehet Manjani në një postim në Facebook.

Përmes më shumë se 20 vendimeve të miratuara në periudhën nga 3 shkurti deri në 14 prill, Këshilli i Ministrave, i hapi rrugën ligjore vetes të derdhë miliona euro në prag të zgjedhjeve në llogaritë bankare të familjeve që ishin prekur nga tërmeti i ndodhur një vit e gjysmë më parë. Paratë kesh të derdhura nga buxheti në llogari të familjeve të Durrësit në javën e fundit para zgjedhjeve ishin finalizimi i një operacioni të mirëkoordinuar me arkitektë Bashkinë e Durësit.

Në datën 4 shkurt, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako dhe këshilli bashkiak i këtij qyteti miratuan me urgjencë listën e parë me 806 familje, të cilat do të përfitonin mbi 2 milionë euro transferta kesh nga qeveria si kompensim për dëmet e tërmetit.

Në 14 prill, Bashkia miratoi dhe një tjetër listë akoma më të madhe me 1351 familje të tjera, të cilave në ditët e fundit para zgjedhjeve ju derdhën 4 milionë euro kesh në llogaritë e tyre.

Madje jo vetëm kaq, por përmes disa vendimeve të javëve të fundit, bashkia e Durrësit ka ndryshuar kategorinë e dëmtimit për qindra familje durrësake, duke i ngjitur nga DS1 në DS2 apo nga DS2 në DS3, çka rrit automatikisht dhe vlerën e parave që ato përfitojnë nga qeveria.

Por megjithëse Durrësi ishte epiqendra e transfertave cash të rindërtimit, ky ishte nje operacion në shkallë kombëtare, që përfshinte disa qarqe të vendit dhe që koordinohej nga qeveria në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu