Ylli Manjani, ish ministri i drejtesise, shkruan ne nje postim ne fb, se “korrupsioni” i pafaktuar i Berishes nder vite, nuk ka asnjë shans të mbulojë korrupsionin e sotëm në Shqipëri.

Me tej ai shprehet se “të zezat” e Saliut janë një lule krahasuar me ç’po i bëhet e ç’ju bë këtij vendi gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Ja postimi i Manjanit:

“Korrupsioni” (për më tepër i pafaktuar) apo “të zezat” e Berishës në vite, nuk kanë asnjë shanc të mbulojnë korrupsionin e të zezat e sotme që i bëhen Shqipërisë.
Janë galopante dëmet që i bëhen ekonomisë,pronës publike,demokracisë, shtetit ligjor e të drejtave themelore të njeriut.

“Të zezat” e Saliut janë një lule krahasuar me ç’po i bëhet e ç’ju bë këtij vendi këto vite.
Mbi të gjitha, viza e refuzuar e Saliut, Saliut që na solli liberalizimin e vizave, nuk i justifikon fare, po hiç fare, zgjedhjet e vjedhura të 25 prillit. As votimet moniste të 2019-ës.

Nëse diplomacia Amerikane (jo gjykata Amerikane) mendon se duke hedhur gjyle tek mullarët e Sali Berishës,do na bëjë t’i harrojmë këto që ndodhin sot e ka gabim! Le të jetë sa të dojë Amerikane!

Shqipëria sot është më e vjedhur se kurrë më parë. Është më jo demokratike se kurrë më parë në këto 30 vitet e fundit. Shqipëria institucionale dhe ligjore është më e dobëta se kurrë më parë nga krijimi ynë si shtet.

Me apo pa viza Amerikane, kjo është e vërteta që shohim çdo ditë. Me apo pa viza, shqiptarët ikin…

E të vijosh të thuash që “fajin e ka Saliu”, një burrë në moshë që ska asgjë në dorë veç fjalës, i bie që ky fundit qenka megjithmend kokrra e burrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu