Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur sot nga afër procesin e vaksinimit të studentëve.

Duke nxitur studentët të vaksinohen, ministrja Manastirliu, u shpreh se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vijuar mësimin normalisht në auditore.

“Ne të gjithë duam që të mos kemi më ndërprerje të shkollave, të mos kemi më mësime që kryheshin në mënyrë të alternuar, por ajo çfarë ne duam dhe çfarë ne synojmë është që mësimi tashmë të bëhet në auditore. E vetmja mënyrë që mësimi të vijojë normalisht, të zhvillohet në auditore, sipas programeve përkatëse të çdo universiteti dhe fakulteti, është pikërisht që të vaksinohemi”, u shpreh Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu