Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu është shprehur sot, se Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar futjen në protokolle të dozës së tretë të vaksinës për koronavirusin.

Para gazetarëve në Shkodër, Manastirliu bëri të ditur se Komiteti ka këshilluar jo vetëm dozën e tretë, por edhe uljen e fashës së moshës për vaksinim.

Komisioni teknik i  vaksinimit ka diskutuar dhe ka rekomanduar dozën e tretë të vaksinës, uljen e fashës së grupmoshës për vaksinim +16 vjeç dhe kanë rekomanduar vaksinimin për moshat 12 vjeç, që kanë probleme shëndetësore.

Këto rekomandime do të diskutohen nesër nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”, u shpreh Manastirliu. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu