Tashme eshte bere ”tradite” qe minutat e fundit te ndeshjeve dhe pikerisht ato shtese t’i hane ”shpirtin” Luftetarit. Keshtu ndodhi edhe sot ne Korce, ku gjirokastritet u ndeshen me Skenderbeun. Pothuajse gjithe ndeshja ishte e barabarte me grinte dhe raste te humbura per te dyja ekipet. Luftetari ka luftuar gjate gjithe lojes, por eshte thyer ne fund ne nje ndeshje qe dukej se do të mbyllej ne barazim. Ndersa korçaret kane pritur deri ne minuten e 92-te, ku Dita ka zhbllokuar sfiden me penallti. Krasniqi u rrezua ne zone, Sino akordoi 11-metersh, dhe korçaret nuk mund t’a humbisnin kete rast te arte te minutave te fundit. Por sikur mos te mjaftonte ky gol, korcaret shenuan edhe te dytin me anen e Mujas ne minuten e 95 te ndeshjes, duke e cuar rezultatin ne 2-0. Pas javes se 7 Luftetari vazhdon te jete ne vendin e 9 me 5 pike. Javen e ardhshme gjirokastritet do te ndeshen me Bylisin ne fushen e vet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu