Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në një prononcim për mediat lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit në vend, deklaroi se ajo që po bën qeveria nuk është gjëja më e zgjuar, ndërkohë shtoi se qeveria po bën gjithçka që mundet edhe përtej mundësive të veta financiare.

Nuk mendoj të them që ajo që po bën qeveria është gjëja më e zgjuar që mund të bëhet në këto momente, por një gjë e them me bindje, qeveria po bën atë që mundet.”

Ndër të tjera, Majko përsëriti ftesën e vazhdueshme të kryeministrit për opozitën, për të cilën theksoi se nuk bëhet thjesht për të realizuar një fotografi.

Deklaratat ministri i Shtetit për Diasporën i bëri pas konferencës “Itali dhe Shqipëri, një portë e hapur në Ballkan”, e cila nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave tërmetit në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu