Nje nder themeluesit e Partise Socialiste, Pandeli Majko, duket se po e ndjen humbjen e zgjedhjeve.

Pergjate kesaj jave ai ka bere disa komente lidhur me ‘greminën’ që i pret socialistët.

Gjatë një interviste në Real Story, te Sokol Balles, Majko madje sulmoi edhe analistin pro-qeveritar Baton Haxhiu.

“Batonit ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do bëjë ndonjë hajër të madh këtu duke komentuar apo nxitur historira të çuditshme brenda PS-së. Historitë e PS janë shumë të ndryshme nga të zotit Haxhiu. Kur dëgjoj këta tipa, më kujtohet një histori me mikun tim të ndjerë, Moikom Zeqo. Kemi qenë të ftuar në një konferencë ndërkombëtare. Pas natës së 2 a të 3, më troket Moikomi në derë, më thotë se kam parë një gjë të tmerrshme. Ajo që kishte ndodhur ishte se një nga intelektualët nga Kosova kishte pirë pak më shumë se sa duhet dhe kishte nisur të shante në serbisht, por zakonisht kur shan, shan në gjuhën e nënës. Kjo mu kujtua kur më përmende Batonin,” tha Majko.

Baton Haxhiu eshte shprehur se Edi Rama i kishte vendosur “të vjetrit” e PS-së jane vendosur ne fund të listave, vetem për t’u ndëshkuar.

Sot i ftuar në ”Dita Jonë” në A2, Pandeli Majko, kandidati i 19 në listë i Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit, pranoi se ka votues të mërzitur nga PS dhe për këtë arsye tha ai, disa nga figurat e kësaj partie janë vendosur në “vijën e zjarrit” në lista.

“Ne po shqetësohemi për njerëzit që na kanë votuar, por që për shumë arsye mund të jenë të mërzitur. Kjo është arsyeja që unë bashkë me kolegët e mi jemi vendosur te vija e zjarrit. Te vija e zjarrit mund të shikosh edhe greminën.

Ne mund t’i fitojmë zgjedhjet, por edhe mund të mos i fitojmë zgjedhjet dhe ju nesër mund të më ftoni si një analist politik, jo si një deputet i kuvendit të Shqipërisë. Nuk po bëj shaka, përkundrazi po bëj aplikim që tani”, tha Majko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu