Nga Prof. Tritan Kalo

Shpresoj sot më shumë se sa dje, që mesazhi i “distancimit social” ka filluar pak nga pak të dëgjohet.

Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e Kavajës, dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” të rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa sot ato në të njëjtën orë ishin bosh.

Bashkatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjendemi gjithmonë pranë kur ju të keni nevojë për ne, por edhe ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun e infektimit me të cilin përballet vet stafi mjekësor duke u përkujdesur për ju.

Respektoni me bindje këshillat tona!

Kujdesuni edhe më shumë për veten tuaj!

Me mirëkuptim dhe me mirëbesim ndaj njëri tjetrit, ne patjetër do t’ia dalim mbanë!!!

We will win that war with an invisible enemy!!!

God bless Albania and albanians!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu