Luftëtari ka nisur që të bëjë “skarcime pa mbaruar pjesa e parë e sezonit. Gjirokastritët pritet që të pësojnë shumë ndryshime, ashtu si dhe në verë, por këtë herë lëvizjet në merkato do të jenë të studiuara.

Kur mori drejtimin e skuadrës, trajneri Marantas gjeti një grup që kishin ndërtuar dy paraardhësit e tij, Dalipi dhe Duro, dhe disa herë pas shumë ndeshjeve, trajneri grek i skuadrës bluzi e ka theksuar se me këta lojtarë është duke marrë më të mirën dhe që të shkohet te mbijetesa duhen përforcime me lojtarë cilësorë.

Me shumë gjasa, trajnerit Marantas do t’i besohet merkato dhe pritet që ai të hedhë sytë nga tregu helen, apo dhe me lojtarë që i ka drejtuar më parë, apo ndonjë element nga Superiorja.

Në Gjirokastër ka shumë lojtarë të rinj, e madje një pjesë dërrmuese, ndonëse kanë pasur fatin që të jenë titullarë në disa ndeshje të elitës me bluzinjtë nuk kanë bindur. Ndaj edhe pritet që të ketë shumë largime nga Luftëtari, të lojtarëve shqiptarë, por edhe të huaj…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu