Luftëtari ishte shumë pranë fitores së dytë në kampionat përballë Laçit, por një penallti në sekondat e fundit i ka mohuar pikët e plota. Megjithatë, për penalltinë ka shumë pakënaqësi në Gjirokastër, duke qenë se bluzinjtë pretendojnë se Ferataj ka gabuar me vendimin e dhënë.

Veç ankesës, bluzinjtë kërcënojnë se po mendojnë edhe tërheqjen nga gara dhe për këtë, kanë nisur një shkresë zyrtare në drejtim të FSHF-së. Drejtori sportiv Artur Dadaj dhe administratori Artan Lazaj kanë qenë ata të cilët kanë dorëzuar letrën e ankesës në Federatë.

Letra e plotë:

Klubi i Luftëtarit pas përfundimit të ndeshjes me Laçin i kërkon Sektorit të Garave pranë gjyqtarëve shikim e rastit të 11-metërshit të akorduar për ekipin e Laçit në minutën e 94. Nisur nga mënyra e akordimit të 11-metërshit nga kryesori Olsid Ferataj jemi të shtrënguar për të shkuar deri në ekstrem, atë të tërheqjes nga gara. Nuk është thjesht një deklaratë ankuese emocionale por është një fakt i hidhur që na imponon të kërkojmë nga ana juaj përgjegjshmëri, korrektesë dhe profesionalizëm në sektorin e garave. Për klubin e Luftëtarit ky gjyqtar është non grata. Asnjëherë nuk do të pranojmë të luajmë në çdo fushë ku ky gjyqtar të jetë i pranishëm.

Me këtë ankesë, në radhë të parë kërkojmë t’iu ndihmojmë ju dhe nëpërmjet jush garantimin e një gare të ndershme dhe pa probleme teknike. Kërkojmë që në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive dhe Rregulloreve përkatëse të FSHF-së të merren masa ligjore për këtë gjyqtar”, shkruhej në ankesën e klubit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu