Luftetari ka dinjitet edhe ne keto momente te vështira qe po perjeton ne Superiore. Gjirokastritet kane marre nje pike ne transferte ndaj Teutes, duke bere keshtu surprizen e kesaj jave.

Ekipi bregdetar kaloi shpejt ne avantazh me Gomes, qe ishte ne pozicion jashte loje, nuk do te gabonte perpara portierit ne minuten e 8, teksa mekati ishte qe gjuajtja e Viles me rrofeshate përfundoi ne traverse. Cuditerisht si gjithmone gjyqtaret jane tej mase ”dashamires” ndaj Luftetarit, kjo u pa qarte edhe ne pranimin e golit te sotem te durrsakeve.

Nderkohe kur pritej qe takimit te perfundonte ne shifrat 1-0, erdhi perla e Likes ne minuten e 91. Futbollisti i talentuar i Luftetarit ka bere nje supergol magjepses nga nje distance e konsiderueshme me goditje denimi.

Menjehere ka ardhur edhe festa si Kristiano Ronaldo nga protagonisti, ndersa i gjithe stafi i bluzinjve ka shkuar per t’a pergezuar “Ronaldon” e tyre.

Gjithsesi edhe pas ketij barazimi te marre ne javen e 21, Luftetari vazhdon te renditet ne vendin e parafundit te superliges shqiptare.

Javen e ardhshme gjirokastritet do te ndeshen ne fushen e vet me vlonjatet e Flamurtarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu