Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, është thuajse i larguar pas humbjes në shtëpi ndaj Vllaznisë. “Panorama Sport” zbulon se drejtuesit e klubit bluzi, pas një mbledhjeje që kanë bërë dje në mbrëmje, i kanë kërkuar dorëheqjen grekut, i cili prej tre muajsh drejton bluzinjtë.

Palët janë në detajet e fundit për të mbyllur marrëveshjen me mirëkuptim sa i përket kontratës. Marantas nuk ka pranuar të japë dorëheqjen, kështu që Luftëtari tashmë duhet të gjejë konsensus me trajnerin sa i përket dëmshpërblimit që ai do të kërkojë.

Mësohet se greku ka kërkuar tre paga për të firmosur ndërprerjen e kontratës. Sot pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht nga klubi e ardhmja e trajnerit.

mARANTAS JORGOS

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së djeshme, Marantas u bë nervoz kur u pyet nga gazeta nëse do ta rishikonte të ardhmen pas kësaj humbjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu