Luftetari ka gabuar në përballjen ndaj Partizanit, duke humbur me rezultatin 2-0. Një ndeshje që nuk ishte edhe aq e thjeshtë për të kuqtë, kjo pasi Rapo do të gabonte në minuten e 17 nga pika e bardhë e penalltisë, me përgjigjen që i erdhi nga portieri Alban Hoxha.

Një goditje dënimi e Trashit do të gjente edhe reagimin e portierit të Luftëtarit, për të mbyllur kështu pjesën e parë ne barazimin e bardhe 0-0. Me fillimin e pjeses se dyte, do te mjaftonin vetem dy minuta për të mbyllur edhe historinë e këtij takimi. Në minutën e 54 do të ishte Çinari që me kokë ndali topin në rrjetë dhe 1-0 per te kuqte.

Ndërsa ne minutën e 56 do të ishte Asani që fitoi një penallti dhe ekzekutoi po vetë, për t’a dërguar topin në rrjetë dhe 2-0. Pas kësaj humbje-je gjirokastritet e Luftetarit vazhdojne te renditen ne vendin e parafundit te tabeles se renditjes te SuperLiges Shqiptare me 6 pike dhe javen e ardhshme do te ndeshen ne Gjirokaster me durrsaket e Teutes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu