Skuadra e Laçit ka marrë tri pikët që i nevojiteshin në transfertën e Gjirokastrës për t’u kthyer në vendin e tretë në renditjen e Superiores në një sfidë që la shumë për të dëshiruar.

Dy skuadrat krijuan pak raste për të shënuar e në fund diferencën e bëri një episod i dyshimtë kur gjyqtari Meta dha penallti për Nuabuezen pas një dueli me Dukën. Sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë dhe i dha qetësinë kurbinasve të cilët më pas administruan sfidën dhe ia dolën të shënonin përsëri në portën vendase në fund të sfidës me Xhixhën për të vulosur suksesin me rezultatin final 2-0.

Pas kesaj humbjeje Luftetari qendron serish ne poziten e parafundit te Superliges me 13 pike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu