Prej shekujsh bota njerezore ka kategorizuar qendrat e banimit ne qytete dhe fshatra. Kjo jo vetem nga sasia e njerezve qe frymojne, por kryesorja eshte aktiviteti shoqeror.

E thene shkurt, pervec punes, gjumit dhe ushqimit, njerezit kane nevoje per clodhje, argetim, qetesim, te cilat perthithen sidomos me dy menyra, mes artit dhe sportit.

Ne qytetin e gurte te Gjirokastres keto te fundit kane ikur ne drejtim te paditur. Kjo fale punes se ”palodhur” te atyre, qe paguhen dhe kane pergjegjesine qe t’i drejtojne dhe levrojne.

Pervec basketbollit, volejbollit, qitjes, alpinizmit etj qe kane qene sporte pararoje ne qytetin e gurte, tashme edhe i vetmi sport i mbijetuar po vdes.

Behet fjale per futbollin, aq shume te ndjekur nga te gjithe.

Ironia qendron ne faktin, se pas gati nje shekull nga krijimi, skuadra e Luftetarit rrezikon shkrirjen totale.

Tifozet qe kete fundjave u ngriten në proteste, i’a faturojne kete problemeve me menaxhimin drejtuesve të ekipit.

Jo vetem tifozet, por cdo qytetar i Gjirokastres ka te drejten e Zotit te kerkoje llogari, aq me shume kur ne faturat e tyre te permuajshme paguajne taksen per sportin e qytetit. Shkurt, cdo qytetar i Gjirokastres eshte aksioner i ekipit Luftetari.

Nese zyra e sportit prane Bashkise Gjirokaster e ka mbledhur mendjen qe ta shfarrosi sportin ne qytet, atehere pse duhen te paguhen?

Po Keshilli i Bashkise qe ka miratuar fonde pafund per sportin duke taksuar qytetaret gjirokastrite do mblidhen perseri t’a anullojne taksen e sportit?

Luftetarin mund t’a ngjallin vetem gjirokastritet dhe jo te ”importuarit” nga rrethet e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu