Luftetari eshte rikthyer te fitorja ne Superiore, duke mposhtur korcaret e  Skenderbeut me rezultatin 2-0. Kjo eshte fitorja e dyte e bluzinjve ne kampionat, ku kane ngushtuar diferencen ne 9 pike nga korcaret.

Bluzinjte hyne ne fushen e lojes pa trajner ne stolin e tyre, teksa Marantas u shkarkua nga detyra perpara ndeshjes, megjithese nje gje e tille nuk ndikoi negativisht te ekipi.

Golat do te vinin te dy prej lojtarit Griseld Lika, qe e gjeti rrugen e rrjetes shume shpejt, pasi arriti të shenonte qe ne minuten e 9 te takimit, duke e kaluar Luftetarin ne avantazh ne 1-0.

Goli i dyte per Liken dhe njekohesisht per skuadren e Luftetarit erdhi ne pjesen e dyte dhe pikerisht ne minuten e 53 të ndeshjes, duke dyfishuar rezultati ne 2-0, rezultat me te cilin u mbyll krejt takimi.

Pas javes se 16, Luftetari vazhdon te jete ne vendin e parafundit me 11 pike dhe diten e diel do te udhetoje drejt Ballshit ne kuadrin e javes se 17 te superLiges shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu