Eshte mbyllur ne barazim pa gola ndeshja mes Luftetarit dhe Teutes ne stadiumin Gjirokastra, e vlefshme per javen e 12 te SuperLiges Shqiptare.

Të dyja skuadrat kanë marrë nga një pikë në këtë sfidë. Skuadra durrsake ishte më kërkuese gjatë kësaj ndeshje, por edhe njëherë konfirmoi problemet që ka në sulm dhe me transfertat, për të gjetur rrugën e rrjetës.

Luftëtari nga ana tjetër tentoi me kundërsulme dhe me goditje jashtë zone, por nuk gjeti dot golin, që mund t’i jepte fitoren. Vlen për t’u theksuar se portierët Frashëri dhe Paiteris kanë paraqitje dinjitoze, duke shmangur golat.

Pas javes se 11 gjirkastritet e Luftetarit vazhdojne te gjenden ne vendin e parafundit me 7 pike. Jave e ardhshme Luftetari do te ndeshet ne Vlore me Flamurtarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu