Luftetari i’a ka dalë të marrë një pikë ndaj Flamurtarit, ku me fare pak vemendje, saktesi dhe fat mund te dilte fituesi i tre pikeve nga stadiumi i Vlores.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe pa shumë raste shënimi, por të dyja skuadrat ishin të paqarta në çastet finale, ndërsa në disa momente portierët bënë pritje vendimtare.

Në pjesen e dytë të lojës, gjirokastritet befasuan teksa kaluan në epërsi falë golit të Rapos i cili mposhti Moçkën në minutën e 53. Vlonjatët prej atij momenti u hodhën me forca të shumta në sulm, por vetëm në minuten e 95 gjetën golin e barazimit falë një goditje të  Nikës nga jashtë zonës.

Pas javes se 13 gjirokastritet e Luftetarit vazhdojne te renditen ne vendin e parafundit te tabeles te SuperLiges Shqiptare me 8 pike dhe javen e ardhshme do te ndeshen ne Gjirokaster me shkodranet e Vllaznise.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu