Luftetari ka marre një pike te vlefshme ne diten e sotme pasi ka barazuar pa gola ndaj Kukesit. Kjo ndeshje ishte e vlefshme per javen e 18 të Superiores, por bluzinjtë kane dale serish të zhgenjyer nga stadiumi i tyre.

Pavaresisht se ndalen vendin e pare ne Superiore, mund te merrnin edhe tre piket. Ishte minuta e 35 e pjeses se pare, kur gjirokastritet shenojne ne menyre te regullt gol, gjyqtari kryesor drejton doren per nga mesi fushes, duke e cilesuar gol te regullt, por cuditerisht ne menyre te habitshme dhe skandaloze gjyqtari anesor ngre flamurin e anullimit. Gjithashtu sikur mos te mjaftonte ky rast, ne pjesen e dyte eshte gjyqtari kryesor qe i’u mohon nje penallti fare te qarte gjirokastriteve.

Shume raste jane humbur duke mos u konkretizuar nga ana e bluzinjeve, qe te dilnin me maksimumin kunder Kukesit.

Pas javes se 18 gjirokastritet e Luftetarit vazhdojne te renditen ne vendin e parafundit me 12 pike. Javen e ardhshme, e cila do te luhet ne fundjave, bluzinjte do te ndeshen me Tiranen ne fushen e ketyre te fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu