Zgjedhjet e 25 prillit, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari i ka quajtur masakër zgjedhore.

Në një deklaratë të posaçme për mediat ai shprehet se do të dorëzojë në SPAK dosjen me faktet për manipulim zgjedhor.

“Po faktohet moment pas momenti masakra zgjedhore që ka ndodhur në 25 prill me autor mafian e Rilindjes në pushtet. Të gjitha manipulimet, e pafund të procesit zgjedhor janë evidentuar dhe po evidentohen një për një. Kemi bërë tashmë gati një sërë denoncimesh. Këto denoncime do të depozitohen menjëherë pas daljes së rezultatit përfundimtar”.

Për shkak të shkeljeve sipas tij duhen ribërë zgjedhjet në Gjirokastër.

“Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar.” tha Braimllari.

Rreth 83 mijë vota të pavlefshme u shpallën në këtë proces zgjedhor, dhe sipas Braimllarit vlerësimi i pavlefshmërisë së votave lidhet me manipulime zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu