Rai 3 në një kundërpërgjigje ndaj kryeministrit Edi Rama, I cili përgenjështroi shifrat e publikuara nga televizioni shtetëror italian për rritjen me 1 200 % të kultivimit të kanabisit në vend, sot, në një tjetër kronikë, jo vetëm që ka mbrojtur këto shifra sipas burimeve që ata kanë, por kanë denoncuar edhe mungesën e lirisë së medias në Shqipëri.

Rai 3 raporton se në Shqipëri mediat janë kapur nga katër familje të lidhur me pushtetin dhe se ka një kanal televiziz të quajtur Edi Rama Tv, që është emri i kryeministrit.

Pjesë nga kronika e RAI3:

Për Shqipërinë që ka shumë rrugë për të bërë edhe në planin e lirisë së medias.

Media është përqendruar në duart e pak pronarëve. Katër familje kontrollojnë 90 për qind të tregut dhe kanë raporte direkte me politikën-raporton më tej gazetari i Rai 3

‘Propaganda që prodhon politikë, politika që prodhon pushtet, pushteti janë fondet publike, që u jepen kompanive të ndërtimit që financojnë median dhe media që prodhon propagandë dhe kështu vazhdon rrethi i mbyllur”, thotë Dorian Matlia, drejtor i Respublica

“Shqipëria kalon vetëm nëpërmjet një kanali televiziv që quhet Edi Rama Tv, që është emri i kryeministrit”, raporton më tej gazetari në kronikën e Rai 3

‘Gazetarët nuk kanë asnjë mundësi për të marrë informacion nga qeveria. Jemi në një rast ndoshta unik në botë, në Europë me siguri”, shprehet gazetari Armand Shkullaku.

Pikërisht në këto ditë parlamenti shqiptar po përpiqet të votojë një ligj  të ashtëquajtuar antishpifje, por që në realitet do të shërbente për të vendosur internetin  nën kontrollin e qeverisë”, raporton gazetari i Rai 3

‘Futja në Bashkimin Evropian, ku Shqipëria pretendon, nuk mund të vijë vetëm nëpërmjet marrëveshjeve me bazë ekonomike, por duhet rishikuar edhe respekti i të drejtave elementare duke filluar nga liria e medias, që u jep të drejtë qytetarëve të informohen”, thotë Sekretari i FNSI, Raffaele Lorusso.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu