Gjykata e Gjirokastres le ne burg anetaret e te ashtuquajtur Banda e Shijakut anetaret e te ciles jane autoret e grabitjes me dhune te 12 milione lekeve tre dite me pare ne fshatin Memaliaj. Seanca gjyqesore eshte drejtuar nga Mirela Ilijopulli e cila fillimisht i ka dhene fjalen prokurorit Julijan Çafka. Ky i fundit ka paraqitur prova dhe argumenta se Erald Allushi 23 vjec, Fatjon Resuli dhe Armando Reka te tre nga Shijaku jane autore te grabitjes me dhune te 12 milione lekeve ne fshat Memaliaj.

Vete te akuzuarit kane heshtur momentin e dhenies se provave nga ana e prokurorit Çafka nderkohe qe kishin pranuar qe ne momentin e pare para oficereve te Policise Gjyqesore autoresine e kesaj ngjarjeje. Avokatet e te aluzuarve kane kerkuar gkykim te shkurtuar pasi klientet e tyre pranuan autoresine. Nderkaq prokurori i çeshtjes kerkoi burg pa afat per te tre si dhe per Migel Shabanin i shpallur ne kerkim. Ky i fundit sipas deshmive nga te arrestuarit, ka qene organizatori i grabitjes se 12 milione lekeve ku i ka orjentuar anetaret e Bandes se Shijakut.

Gjykatesja ne fund ka vendosur masen e arrestit “Burg pa afat” per te tre te rinjte si dhe per Migel Shabanin qe vleresohet te jete organizatori i grabitjes. Banda e Shijakut dyshohet se ka grabitur edhe banesen e Jani Bashos ne Terihat 15 me pare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu